VIDEO / Sahiti shënon në goleadën ndaj skuadrës së shqiptarëve në Kupën e Kroacisë. Kthehet pas një viti sulmuesi kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2021 | 20:55

VIDEO / Sahiti shënon në goleadën ndaj skuadrës së shqiptarëve në Kupën e Kroacisë. Kthehet pas një viti sulmuesi kuqezi

Ndeshjet e sotme çerekfinale në Kupën e Kroacisë kanë parë të zbresin bënë fushë disa futbollistë shqiptarë të cilët po bëhen protagonistë vazhdimisht me skuadrat e tyre. Emir Sahiti dhe Albi Doka, sot kanë festuar kualifikimin në gjysmëfinale me skuadrat përkatëse.

bandicam 2021-11-30 20-33-44-754

Fillimisht ishte Gorica e Dokës që u kualifikua, pasi fitoi me penallti përballë Istra, duke siguruar një vend mes katër skuadrave më të mira. Më pas, e kishte radhën Hajduku i Sahitit që të zbriste në fushë përballë Lokomotiva Zagreb të shqiptarëve.

Sahiti e nisi ndeshjen nga stoli, duke u aktivizuar vetëm në pjesën e dytë, por ai la shenjë në këtë takim, duke shënuar në minutën e 90 të sfidës që u mbyll me shifrat 6-3 për skadrën e tij.


Përveç golit të Sahiti, nga kjo ndeshje duhet theksuar kthimi në fushë pas një viti i sulmuesit Indri Tuci, lojtari i Shpresa u dëmtua në dhjetorin e kaluar e që atëherë ka qenë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës. Minuta e 71-të ishte ajo ku makthi i Tucit mori fund, duke u kthyer përsëri në fushën e lojës me skuadrën e Lokomotiv edhe pse nuk ia doli të ndihmonte ekipin që të vazhdonte më tej në Kupë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"