VIDEO / Sahiti jep sinjalin e radhës për Rejën duke vulosur me gol derbin e Kroacisë, Çokaj jep asist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2021 | 20:01

VIDEO / Sahiti jep sinjalin e radhës për Rejën duke vulosur me gol derbin e Kroacisë, Çokaj jep asist

Emir Sahiti vazhdon të shënojë gola të rëndësishëm për skuadrën e Hajduk dhe sot ka shënuar në ndeshjen e madhe të sezonit, ndaj Dinamos së Zagrebit. Sulmuesi i cili ka qenë pjesë e Shpresave, ka shënuar në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Dinamos së Zagrebit, duke treguar se ndoshta ka ardhur koha për një ftesë nga Kombëtarja A.

sahiti

Edhe pse nisi ndeshjen nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 88 të sfidës, Sahiti la shenjë në këtë duel që është më i ndezuri në futbollin kroat. Pas një asisti perfekt të Livaja, ai arriti të gjuante me qetësi në portë dhe të shënonte golin që vulosi fitoren 2-0 të skuadrës së tij kur regjistrohej minuta e 94-t e sfidës.


Ky ishte goli i tretë në kampionat për sulmuesin, i cili është prej kohësh në pritje të një ftese nga përfaqësuesja A, ndërsa për të ka pasur tentativa edhe nga Kosova.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur sot në kampionatin kroat, Lokomotiv Zagreb ka barazuar 1-1 me Shibenik, ku te goli i skuadrës kryeqytetase, asistin e ka dhënë mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Enis Çokaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"