VIDEO/ Sadiku shpëton Vaduzin, zvicerianët marrin pikë shprese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2016 | 16:43

VIDEO/ Sadiku shpëton Vaduzin, zvicerianët marrin pikë shprese

Armando Sadiku është rikthyer te goli duke i dhënë fitoren skuadrës së tij zviceriane. Ndeshja e luajtur mesditën e së dielës mes Vaduzit dhe Grasshoperit u mbyll me rezultatin 1-1.

04-SADIKU-rundumel1Fillimisht, ekipi i Grasshoperit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25′ të pjesës së parë me 11-metërsh. Munas Dabur ishte autori i golit, i cili përcaktoi edhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit barazoi rezultatin në minutën e 52′. Goli i Armando Sadikut shmangu humbjen në shtëpi për vendasit e Vaduzit, në një periudhë kur skuadra lufton të dalë nga ‘zona e rrezikut’ për rënien nga kategoria në Superligën zviceriane.

Vaduzi ndodhet në vendin e parafundit me 20 pikë, ndërsa kundërshtarët e Grasshoperit renditen të dytët në klasifikim me 38 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"