Video / Sadiku protagonist, Legia rikthehet te fitorja në kampionat

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 11, 2017 | 22:37

Video / Sadiku protagonist, Legia rikthehet te fitorja në kampionat

Legia e Armando Sadikut është rikthyer te fitorja në kampionatin polak duke triumfuar në shtëpi përballë Piastit me rezultatin 3-1. Sulmuesi nga Elbasani e nisi ndeshjen si zëvendësues duke u hedhur në fushën e lojës në minutën e 58-të. Vetëm 20 minuta i kanë mjaftuar bomberit të Kombëtares për të…

Legia e Armando Sadikut është rikthyer te fitorja në kampionatin polak duke triumfuar në shtëpi përballë Piastit me rezultatin 3-1.

Legia

Sulmuesi nga Elbasani e nisi ndeshjen si zëvendësues duke u hedhur në fushën e lojës në minutën e 58-të. Vetëm 20 minuta i kanë mjaftuar bomberit të Kombëtares për të lënë gjurmën e tij në këtë takim.

Sadikuuu

Në minutën e 78-të Sadiku iu rrëmben një top mbrojtësve kundërshtarë dhe i jep një asist mjaft të bukur shokut të tij të skuadrës Guiherme, i cili e ka shumë të lehtë ta dërgojë sferën në rrjetë.

Me fitoren e sotme Legia u ngjit në vendin e 6-të në kuotën e 7 pikëve në 5 takime.






www.minuta90.com