VIDEO/ Sadiku i pafat, VAR-i i anulon supergolin me planzhon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 17, 2020 | 23:55


VIDEO/ Sadiku i pafat, VAR-i i anulon supergolin me planzhon

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, ka qenë i pafat në sfidën e sotme ndaj Fuenlebradës, që përfundoi në barazim 0-0. Në minutën e 43-të, shqiptari arriti të realizonte një gol mjaft të bukur me planzhon brenda zonës, por për fat të keq të tij, goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

bandicam 2020-01-17 23-12-45-981

Një vendim i drejt i gjyqtarit, pasi nga pamjet duket qartë që sulmuesi ishte më i avancuar. Skuadra e Malagas e kërkoi me ngulm golin e avantazhit, por pa sukses. Në fundin e lojës, ishte përsëri Sadiku që pati një shans ideal për të shënuar, por gjuajtja e tij me kokë, përfundoi mbi traversë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com