VIDEO/ Sa shumë raste të shpërdoruara, Shkëmbi dhe Daja debutojnë pa gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 21:41

VIDEO/ Sa shumë raste të shpërdoruara, Shkëmbi dhe Daja debutojnë pa gola

Mbyllet në barazim pa gola sfida mes Teutës dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e parë të Kategorisë Superiore. Sa shumë raste të shpërdoruara nga të dyja skuadrat. Edhe pse ishte takimi i parë i kampionatit, nga rastet e krijuara dhe emocionet e dhuruara kjo ndeshje të ngjasonte me një finale. Një përballje tepër e luftuar, por mungoi ai që është më i rëndësishmi… goli.

csccs6

Si Teuta ashtu edhe Flamurtari, nuk u kënaqën me barazim, por për meritë edhe të portierëve kundërshtare dhe pasaktësisë para portës, goli mungoi.

cacac

Debutim me barazim për trajnerët Bledi Shkëmbi dhe Ilir Daja. Në sfidën e radhës Teuta do të ndeshet me Tiranën, ndërsa Flamurtari do të presë Kukësin.

 

 

TEUTA-FLAMURTARI 0-0

Mbyllet takimi në “Niko Dovana”.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Zëvendësim për Flamurtarin, largohet Torrasa, vendin e tij e zë Beqaj.

87′ Aksione pafund. Bushiç provon me një gjuajtje nga brenda zonës, Hidi bllokon me këmbë.

86′ Latif nuk kordinohet sic duhet me kokë dhe gabon nga shumë pranë.

84′ Nuk dinë të shënojnë lojtarët e Teutës. Kamara del i vetëm përballë portës, por vonohet në gjuajtje duke humbur një gol të sigurt.

80′ Amadu Latif nuk shfrytëzon si duhet një mundësi te mirë brenda zonë, gjuajtja e tij ishte e dobët.

79′ Zëvendësim te Teuta, largohet Kruja në fushë Uendi Vecaj.

77′ Ndëshkohet edhe Musta me karton të verdhë.

73′ Batha provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, topi përfundon shumë larg kuadratit.

72′ Ditmar Bicaj ndëshkohet me karton të verdhë, pas një faulli ndaj Bushiç, shumë pranë zonës.

71′ Pollozhani largon një top të rrezikshëm nga e djathta.

69′ Zëvendësim edhe te Flamurtari, largohet Alesio Hyseni, në fushë Argjend Mustafa.

65′ Zëvendësim te Teuta, largohet Traore, vendin e tij e zë Vila.

63′ Edhe njëherë tjetër Hidi mban të paprekur portën e vendasve. Shani i artë për Flamurtarin.

60′ Avdyli hedh një top në zonë, për Kamara, por Batha largon topin në këndore.

59′ Deliaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj kundërshtarit.

58′ Pollozhani gjuan me kokë pas një harkimi nga këndi, por topi përfundon mbi kuadrat.

51′ Amadu Latif provon të kalojë Koliçin, por pa sukses.

49′ Tensionohet situata, Useini dhe Osmani ndëshkohen me kartonë të verdhë, për përplasje me njëri-tjetrin.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0. 

45+1′ Hidi bën heroin në sekondat e fundit, duke bllokuar gjuajtjen e Hysenit nga shumë pranë vijë fatale.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Sidibe ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

40′ Një tjetër mundësi e shkëlqyer për Teutën. Traore del i vetëm përballë Koliçit, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën.

34′ Alesio Hyseni shpërdoron një mundësi teksa futet bukur në zonë, mesfushori vonohet në gjuajtje, bllokojnë gjithçka futbollistët e Teutës.

33′ Flamurtari merr frenat e lojës. Bushiç godet bukur me kokë pas krosimit të Hysenit, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

28′ Pranë golit Flamurtari me Bathën, gjuajtja e mesfushorit me kokë është ndalur nga portieri Hidi.

27′ Hakaj krijon alarm me topin e humbur në zonë, por ndërhyn Osmani i cili largon topin në këndore.

25′ Polloazhani ndëshkohet me karton të verdhë për një faull taktik ndaj Latif.

20′ Torrasa rrëzohet në zonë pas ndërhyrjes së Hakajt, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Protestojnë vlonjatët, të cilët pretendojnë për 11-metërsh.

17′ Edhe njëherë tjetër Teuta në sulm. Avdyli kroson nga e djathta drejt zonës, ndërhyn Pollozhani i cili i heq shansin Sidibesë për të gjuajtur.

14′ Minuta të shkëlyqera për Teutën. Kruja provoi me një goditje të rrezikshme drejt portës, por topi devijohet nga mbrojtësit e Flamurtarit në këndore.

7′ Hakaj lëshon një predhë nga distanca, topi kalon ngjitur me shtyllën. Pranë golit Teuta.

6′ Avdyli depërton bukur nga e majfta, futet në zonë, por nuk preferon të pasojë duke gjuajtur vetë. Reagon mjaft bukur Koliçi, i cili shpëton një gol të sigurt.

5′ Përsëri Teuta. Latif dhe Kamara kombinojnë bukur me njëri-tjetrin, por ky i fundit godet në mënyrë të gabuar.

2′ Teuta jep shkëndijën e parë në zonën e Flamurtarit, por largojnë mbrojtësit vlonjatë.

1′ Ka nisur takimi në “Niko Dovana”, Teuta luan topin e parë nga qendra.

TEUTA: Hidi, Gjerogjevski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Avdyli, Sidibe, Traore, Kamara, Kruja, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

FLAMURTARI: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Deliaj, Kotobelli, Useini, Hyseni, Batha, Torasa, Musta, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Gjyatarë: Ardian Beqiraj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"