VIDEO/ Sa shumë emocione! Fitorja spektakolare nga këndi i “luftëtarit” Florian Marku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2022 | 14:45

VIDEO/ Sa shumë emocione! Fitorja spektakolare nga këndi i “luftëtarit” Florian Marku

Florian Marku ka mbrojtur mbrëmjen e djeshme në Njukastëll, titullin Ndërkombëtar IBF të peshës velter me një sukses spektakolar ku mundi Kris Xhenkins me KO në raundin e katërt. 

Marku

“Luftëtari” shqiptar emocionoi tej mase, tifozët shqiptar të pranishëm në këtë meç dhe miliona të tjerë që e ndoqën sfidën nga ekrani.

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet faqen zyrtare në “Twitter”, Marku, postoi momentin kur i dha goditjen fatale, Kris Xhenkins. Për më tepër shikoni videon e fitores spektakolare me kamerën e vendosur nga këndi ku qëndron stafi i Florian Markut:

“Faleminderit Zotit, e gjithë puna e vështirë u shpërblye! Faleminderit ekipit tim dhe të gjithëve që më mbështesin. Shihemi se shpejtit”, shkruhet në mbishkrimin e videos të postuar nga Marku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"