VIDEO/ Sa larg duhet të shkoni për një autograf të idhullit tuaj? Shikoni çfarë bën tifozi për firmën e Stef Kërrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2022 | 12:02

VIDEO/ Sa larg duhet të shkoni për një autograf të idhullit tuaj? Shikoni çfarë bën tifozi për firmën e Stef Kërrit

Nëse doni një autograf nga Stef Kërri mund të dëshironi të filloni të shkoni në palestër, sepse një tifoz duhej t’i bënte yllit të NBA-së 30 pompa për të siguruar nënshkrimin e tij.

kerri

Yll i NBA ishte duke luajtur golf të enjten në një turne të famshëm në Lake Tahoe, kur një fans i ri pyeti se sa pompa duhej të bënte për një autograf.

Stef i tha tifozit se numri magjik ishte 30-të njëjtin numër që mban për Golden Stejt Uorriors, kështu që i riu hoqi kapelën dhe zbrazi xhepat përpara se të bënte 30 pompa perfekte .

Videoja argëtues është bërë virale… dhe Stef madje nënshkroi fanellën përpara se fansi të arrinte në vijën e finishit, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

I freskët nga kupa e katërt në NBA, Stef po luan në ‘American Century Championship’ në Edgewood Tahoe së bashku me njerëz të tjerë të famshëm.

Steph do të përballet me lojtarë si Justin Timberlake, Miles Teller, Ray Romano, Colin Jost, Nick Jonas, Joe Buck, Bret Baier dhe Anthony Anderson … plus atletë të famshëm si Aaron Rodgers, Charles Barkley, Vince Carter, Patrick Mahomes, Tony. Romo, The Miz, Emmitt Smith dhe Steve Young.

Golden Stejt Uorriors janë kampionë të NBA për sezonin 2021/2022. Skuadra e Kërrit mundi Boston Sëlltick me rezultatin 103-90, duke fituar titullin e shtatë në historinë e saj. Stef Kërri shënoi 34 pikë dhe 7 asistime dhe, për herë të parë në karrierën e tij, duke fituar edhe çmimin MVP, si lojtari më i mirë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"