VIDEO/ “Ruani datën”, Nejmar entuziazmon fansat me projektin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 16:46

VIDEO/ “Ruani datën”, Nejmar entuziazmon fansat me projektin e ri

Nejmar është gati të zbulojë një projekt shumë interesant. Braziliani ka lajmëruar fansat për dokumentarin rreth jetës së tij.

nejmar

Lajmin e ka bërë publik në “Instagram”, ku paralajmëron dhe datën e premierës.

“25/01/2022- Ruani datën, Nejmar: Kaosi Perfekt”, shkruhej në postim.

Videoja e trajlerit përmban disa nga momentet më kyçe të karrierës së tij, që nga fillimi dhe deri më sot. Në të duken disa nga figurat më të famshme të futbollit, si Mesi, Mbape apo Devid Bekam.

Dokumentari do të shfaqet në Netflix.


View this post on Instagram

A post shared by NJ ?? (@neymarjr)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"