VIDEO / “Rrufeja” Broja mahnit tifozët e Sauthempton, tani të gjithë e duan titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 17:21

VIDEO / “Rrufeja” Broja mahnit tifozët e Sauthempton, tani të gjithë e duan titullar

Armando Broja vazhdon të cilësohet një lojtar zëvendësues nga trajneri Ralf Hasenhutl te Sauthempton. Por sa herë që hyn në fushë në kampionatin anglez, sulmuesi shqiptar bëhet protagonist me veprimet e tij duke mahnitur tifozët e këtij klubi të cilët kanë shtuar kërkesat në rrjetet sociale që ta shohin nga minuta e parë.

broja

Sauthempton u mund sot me shifrat 1-0 në shtëpi nga Ullvërhempton dhe Broja luajti vetëm në 25 minutat e fundit të sfidës. Megjithatë, një veprim i tij në minutën e 76-të të duelit pushtoi shpejt rrjetet sociale.

Në fakt ishte një goditje dënimi për ekipin kundërshtar, ku Broja pasi topi u largua nga zona, doli me shpejtësi të jashtëzakonshme para duke i hequr sferën nga këmbët mbrojtësit kundërshtar dhe po të mos ishte për daljen nga zona të portierit të Ullvërhempton, mund të shkonte i vetëm drejt portës.

Aksioni i Brojes ndaj Ullverhempton on Vidnews.

Aksioni i rrufeshëm i Brojës i ka çuditur të gjithë tifozët me videon që është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke e vlerësuar si shembull të cilësive që ka sulmuesi, por edhe urisë për të bërë sa më mirë me këtë skuadër që lufton për mbijetesën në futbollin anglez, arsye të mjaftueshme sipas tyre, që ai të fillonte të luante si titullar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"