VIDEO/ Rrotull globit për 30 orë, në fund i jep fitoren skuadrës së tij me një gol klasi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 16:12

VIDEO/ Rrotull globit për 30 orë, në fund i jep fitoren skuadrës së tij me një gol klasi

Një aventurë e gjatë dhe e vështirë, por që në fund ia vlejti pasi përfundoi me një gol që i jep fitoren skuadrës së tij. Bëhet fjalë për futbollistin e Kruzeiros, Xhorxhian De Arraskaetës i cili ishte grumbulluar nga trajneri Tabarez, në miqësoret e Uruguait në turneun aziatik me Korenë e Jugut dhe Japoninë.

goli

Por menjëherë pas humbjes ndaj Japonisë, lojtari nuk humbi kohë, por për 30 orë ai ka udhëtuar gjithë globin duke bërë gati 20 mijë kilometra sa gjysma e diametrit të tokës për të luajtur në ndeshjen midis skuadrës së tij Kruzeiros dhe Korinthiasit në ndeshjen finale të Kupës. Ai i dha fitore skuadrës së tij në minutën e 81 duke shënuar një gol klasi me parabël dhe i gjithë ai udhëtim ia vlejti pasi në fund pati vetëm festë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"