VIDEO/ Rroca i pandalshëm, shënon përsëri në Turqi. Shikoni momentin e realizimit të bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 19:22

VIDEO/ Rroca i pandalshëm, shënon përsëri në Turqi. Shikoni momentin e realizimit të bukur

Vazhdon forma e mirë e mesfushorit shqiptar, Eduart Rroca, teksa këtë herë ka arritur të gjejë përsëri rrugën e golit në kampionatin turk.

bandicam 2021-04-14 19-11-40-516

Mesfushori 27 vjeçar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 12-të të takimit, duke kaluar ekipin e tij, Instabulsporit në epërsi ndaj skuadrës së Balikersisporit. Pas një krosimi të bukur nga e djathta, Rroca i cili gjendej me shpinë nga porta, godet flutrimthi për të shënuar një gol mjaft të bukur.

Në rast të një fitoreje skuadra e Rrocës do të shkonte në vend të 4-të në Ligën e Parë turke, vend ky i cili i mundëson fazën “play-off” për tu ngjitur në Superligën turke. Ky është goli i 9 për Rrocën këtë sezon ndërkohë që ka dhënë dhe 9 asist.

Kujtojmë se ndeshja midis Balikersisporit dhe Instanbulsporit momentalisht po luhet dhe pas 45 minutave lojë rezultati është 0-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"