VIDEO/ Rroca e Abazaj debutojnë në Turqi, sulmuesi vjen nga stoli dhe bëhet protagonist te goli i skuadrës së tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 23:54

VIDEO/ Rroca e Abazaj debutojnë në Turqi, sulmuesi vjen nga stoli dhe bëhet protagonist te goli i skuadrës së tij

Aventura e Eduart Rrocës dhe Kristal Abazajt në Turqi me Istanbulsporin në Ligën e Parë, ka nisur në mënyrë të shkëlqyer.

istanbulspor

Mesfushori e ka nisur sfidën si titullar, duke treguar paraqitje shumë të mirë, ndërsa Abazajt u aktivizua nga stoli në minutën e 72’.

Menjëherë sulmuesi ka lënë gjurmë që në ndeshjen e parë me skuadrën turke, teksa ka dhënë asistin te goli i fundit në minutën e 88′, në fitoren e Istanbulsporit në transfertë ndaj Umranijespor me rezultatin 3-1. Paraqitje shumë e mirë e dy ish-lojtarëve të Kukësit, të cilët tërheqin vëmendjen që në ndeshjen e parë me skuadrën e re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"