VIDEO/ Rreziku nga sulmi me raketë, në Izrael ndërpritet ndeshja e basketbollit. Lojtarët shtrihen në… fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2021 | 13:40

VIDEO/ Rreziku nga sulmi me raketë, në Izrael ndërpritet ndeshja e basketbollit. Lojtarët shtrihen në… fushë

Trazirat e fundit në Izrael kanë prekur dhe sportin, teksa një ndeshje basketbolli ndërmjet Makabi Rana dhe Makabi Kirat është kthyer në tmerr për sportistët e pranishëm në sallë pas lajmi se vendi ishte në rrezik të një sulmi me raketë.

izrael

Kur po luhej perioda e katërt e takimit, një person hyn në sallë dhe lajmëron basketbollistët të shtrihen për tokë pasi rreziku nga një goditje me raketë ishte i madh.

Ndeshja ndërpritet dhe lojtarë të dyja ekipeve vrapojnë drejt pjesës anësore të fushës duke u rreshtuar përkrah njëri-tjetrit. Videoja ka bërë xhiron e botës pasi në kushte të tilla cenohet dhe sporti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"