VIDEO/ Rrëfimi emocionues i Soue: Në Gambia ishte e vështirë të gjeje top, ja momenti që s’do e harroj kurrë me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 21:42

VIDEO/ Rrëfimi emocionues i Soue: Në Gambia ishte e vështirë të gjeje top, ja momenti që s’do e harroj kurrë me Skënderbeun

Ali Soue ishte një nga lojtarët më të rëndesishëm të Skënderbeut sezonin e kaluar që i ndihmoi korçarët që të arrinin disa suksese të njëpasnjëshme. Sulmuesi erdhi te korçarët në formë huazimi nga skuadra e Kievos ndërsa tani është po në formë huazimi te skuadra e CSKA së Sofias. Ai së fundmi është shprehur për faqen zyrtare të klubit duke thënë:

44171303_2192446290967544_6102577430109618176_n

“Kam lindur në Gambia. Jetesa nuk ishte e lehtë atje, por ishim të lumtur. Në fëmijëri ke shumë gjëra me të cilat mund të lumturohesh. Që kur kam qenë një fëmijë më ka pëlqyer të luaj futboll. Kur isha i vogël, zgjohesha shpejt në mëngjes, mblidhja shokët, merrnim topin sepse ishte e vështirë për ta gjetur dhe shkonim të luanim në fushë. Ne qëndronim atje për shumë kohë.”

Karriera te Kievo – “Vëzhguesi i tyre, Mauriso erdhi në Gambia për të parë lojtarët që luanin aty. Unë luajta vetëm 10 minuta dhe ai më thirri sepse isha përzgjedhur. Aty filloi karriera ime, më pas u transferova në Itali. E luajta ndeshjen time të parë përballë Torinos. Ishte shumë gjë e bukur, pasi e dija që e gjithë Gambia do e shikonte këtë ndeshje.”

“Momenti më i keq ka qenë kur u dëmtova. Kam qëndruar për plot 1 vit pa bërë asnjë aktivitet. Nuk mundja dot as të ecja. Ai ka qenë moment më i vështirë në jetën time, erdhi nga ky dëmtim. Por ajo situatë më bëri të fortë.”

Skënderbeu – Ishte një sezon i mrekullueshëm. Fituam kampionatin, Kupën dhe unë fitova golashënuesi i sezonit. Pjesmarrja në Europa Ligë ishte fantastike. Shënova golin e parë dhe nuk kam për ta harruar kurrë atë moment. Dua të bëj më shumë, sepse kam besim te vetja ime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"