VIDEO/ Rrahmani shënon, Veseli “skuqet”. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 17:09

VIDEO/ Rrahmani shënon, Veseli “skuqet”. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të Serisë A

Kanë përfunduar ndeshjet e drekës në Serinë A, ku përvecc golave nuk kanë munguar dhe kartonat e kuq. U luajtën 4 ndeshje, por ajo që spikati ishte ndeshja Napoli-Saleritana

napoli

Napoli fitoi me rezultatin 4-1 në shtëpi. Kjo ishte dhe një përballje mes shqiptarësh me Rrahmanin që luante për napoletanët, ndërsa Veseli për Saleritanën.

Skuadra e Spaletit realizoi dy herë në pjesën e parë me Zhesus dhe Mertens. Ky i fundit realizoi me penallti, të shkaktuar nga Frederik Veseli, i cili mori një karton të verdhë.

Në pjesën e dytë Rrahmani shënoi golin e tretë për Napolin. Kjo ishte një ditë e errët për Veselin, i cili mori kartonin e dytë të verdhë sepse preku topin me dorë brenda zone. Penalliti përsëri dhe Insinje nuk gabon për golin e katërt. Më poshtë keni rezultatet e plota të ndeshjeve.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport.

REZULTATET 

NAPOLI-SALERITANA 4-1

17’ Zhesus, 45’ Mertens, 47’ Rrahmani, 53’ Insinje/ 33’ Bonacoli

SPECIA-SAMPDORIA 1-0

69’ Verde

TORINO-SASUOLO 1-1

16’ Sanabria/ 88’ Raspadori

KALJARI-FIORENTINA 1-1

47’ Pedro/ 75’ Sotil

RENDITJA

ITALI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"