VIDEO/ Roveshatë perfekte, shikoni “perlën” që bëri sot lojtari i Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2018 | 21:54

VIDEO/ Roveshatë perfekte, shikoni “perlën” që bëri sot lojtari i Erzenit

Skuadra e Erzenit mori një fitore të rëndësishme ditën e sotme në ndeshjen e javës së shtatë përballë skuadrës së Veleçikut. Shijakasit e fituan këtë ndeshje me rezultatin 2-1, por më tepër se sa rezultati kjo ndeshje ra në sy për golin spektatkolar të lojtarit Jurgen Goxhaj.

gol-3-770x470

Skuadra e Erzenit ekzekutoi një goditje këndi dhe pas një rrëmuje në zonë, Jurgen Goxhajt gjen kohën e duhur që të kryejë një roveshatë perfekte duke e dërguar topin në rrjetë. Me fitoren e sotme skuadra e Erzenit renditet në vendin e 3-të me 12 pikë, dy më pak se Dinamo e vendit të dytë dhe 7 pikë larg nga vendi i parë që mbahet nga Vllaznia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"