VIDEO/ Roveshata e Shtubinës nderon shkodranët, Vllaznia i merr fitoren Skënderbeut në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 23:24


VIDEO/ Roveshata e Shtubinës nderon shkodranët, Vllaznia i merr fitoren Skënderbeut në transfertë

Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Skënderbeut, në transfertë me rezultatin 0-1.

bandicam 2019-12-14 17-30-54-337

Golin e vetëm për shkodranët, e shënoi Shtubina, i cili ka dhuruar spektakël, duke gjetur rrugën e rrjetës me roveshatë.

Ishte një ndeshje me shumë ritëm nga të dyja skuadrat, ku rastet nuk ishin të pakta. Shkodranët u treguan më të saktë, me Shtubinën, që gjeti golin në minutën e 66-të.

Tashmë Vllaznia ka kapur vendin e pestë, me 23 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e tetë me 20 pikë.

SKËNDERBEU- VLLAZNIA 0-1

Shtubina 66′

Komenti minutë pas minute:

95′ Mbyllet ndeshja!

90’+2’ Krymi nga distanca godet drejt portës, por shënjestra e tij është e gabuar dhe topi kalon lart mbi traversë.

90′ 5 minuta shtesë.

88’ Vllaznia është e tërhequr e tëra në mbrojtje, duke u munduar të administrojë minutat e mbetura të sfidës, për të mbrojtur një fitore të artë në transfertë.

82′ Kartoni i dytë i verdhë Ualusimbi, lojtari largohet me të kuq.

78′ Del autori i golit Shtubina dhe në vendin e tij futet Pusi.

77′ Oto Xhon futet në lojë deh del Esien.

71′ Mara futet në lojë, del Taipi për Skënderbeun.

66′ GOOOLLLLL Shtubina gjen rrugën e rrjetës me një superogol. Shkodrani me roveshatë nuk i lë hapësira Koliçit.

62′ Bregu futet me shpejtësi në zonë, godet por, ndalet nga Dajan Shehi.

56′ Rast i pabesueshëm për Gligorov, i cili shumë pranë portës e dërgon topin jashtë.

54′ Marku tepër aktiv shërbehet nga Lika, godet por topi ndalet në duart e Koliçit.

50′ Marku tenton jashtë zone, por topi shkon shumë larg.

47′ Lika kroson në zonë, Shtubina kapet në pozicion  jashtë loje.

Starton pjesa dytë, Elezi në lojë, del Ndeki.

Mbyllet pjesa e parë!

45′ 2 minuta shtesë.

44′ Gilman Lika gjen hapësirë në krahun e djathtë, gjuajtja e tij kalon jashtë portës së Koliçit.

41′ Goditje këndi për shkodranët, Gripshi deviojn me kokë, Bregu zgjat këmbën para porte, por Sherri i mohon golin korçarëve.

34′ Ritmi i lartë në këto ndeshje, skuadrat vazdhojnë të sulmojnë.

30′ Marku godet jashtë zone, mund Koliçin, por shtylla i mohon golin skuadrës shkodrane.

23′ Ualusimbi ndëshkohet me karton të verdhë.

19′ Më kërkuese Vllaznia në këto minuta. Dy krosime nga krahët me Markun dhe Shtubinën, kalojnë pa rrezik, por topi shkon te Krymin që gjuan me të djathtë, por topi devijohet në goditje këndi.

17′ Marku merr topin nga shoku i skuadrës, në krahun e djathtë, bën disa lëvizje, godet por topi shkon jashtë

16′ Lika shkakton faull, Skënderbeu ka topin në këmbë dhe tenton të nisë aksionin. Sherri largon topin nga zona duke rrezikuar jo pak.

13′ Vllaznia fiton disa metra në fushë, duke kontrolluar topin.

8′ Gripshi futet shumë bukur në krahun e djathtë, pason te Bregu në qendër të zonës, i cili gjuan dhe Sherri i mohon golin.

6′ Gripshi harkon në zonë pas një faulli të fituar, Sherri është sërish aty dhe largon rrezikun.

5′ Dejvi Bregu kroson në zonë, Sherri largon rrezikun

1′ Starton sfida në Korçë.

Formacionet zyrtare:

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Ndecky, Taipi, Essien, Daja, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja

VLLAZNIA: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Ualusimbi, , Ramadani, Krymi, Marku, Gligorov, Lika, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com