VIDEO/ Roshi asiston në fitoren e Akhmatit, Balaj e ndjek ndeshjen nga stoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 19:46

VIDEO/ Roshi asiston në fitoren e Akhmatit, Balaj e ndjek ndeshjen nga stoli

Skuadra ruse e Akhmat Groznit ku aktivizohen 3 futbollistët shqiptarë, Odise Roshi, Bekim Balaj dhe Bernard Berisha arriti të triumfonte në shtëpi me rezultatin 1-0 përballë Rostovit.

Akhmat Grozni

Mesfushori i Kombëtares, Odise Roshi ka qënë protagonist në fitoren e sotme, duke asistuar në goli i vetëm i shënuar nga Mbengue në minutën e 50-të. Fieraku e nisi takimin si titullar, teksa në minutën e 85-të është zëvendësuar nga trajneri për t’i lënë vendin Rodoflos.

Sulmuesi shkodran Bekim Balaj e ndoqi sfidën e sotme nga stoli, ndërsa mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha nuk ishte i disponueshëm për trajnerin Galaktionov.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"