VIDEO/ Ronaldos nuk i mjaftoi tripleta, shikoni si portieri i Luksemburgut i mohoi golin më të bukur në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2021 | 8:40

VIDEO/ Ronaldos nuk i mjaftoi tripleta, shikoni si portieri i Luksemburgut i mohoi golin më të bukur në karrierë

Mbrëmjen e djeshme, ylli portugez Kristiano Ronaldo shpërtheu me një tregolësh në kualifikueset e Botërorit në fitoren e thellë 5-0 të Portugalisë ndaj skuadrës modeste të Luksemburgut.

tentativa e ronaldos

Si mos të mungonin tre golat dhe paraqitja prej një 20 vjeçari, Ronaldo tentoi të bënte një çmenduri gjatë ndeshjes.

Portugezi provoi të shënonte një ndër golat më të bukur në karrierë duke goditur fluturimthi me roveshatë sferën pas një krosimi nga e djathta, por portieri i Luksemburgut reagoi shpejt duke i mohuar 36-vjeçarit golin më të bukur në karrierë.

Pamjet kanë bërë xhiron e botës duke treguar dhe një herë ambiciet e Ronaldos për të cilin mosha nuk thotë asgjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"