VIDEO / Ronaldo shpërthen kundër trajnerit pas humbjes me Serbinë, i kërkon llogari në mes të fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 15:49

VIDEO / Ronaldo shpërthen kundër trajnerit pas humbjes me Serbinë, i kërkon llogari në mes të fushës

Kristiano Ronaldo e ka vuajtur jashtëzakonisht shumë humbjen e mbrëmshme ndaj Serbisë në kualifikueset e Botërorit. Ai pa se si skuadra e tij shpërdoroi avantazhin dhe u mund me një gol në minutën e fundit, duke parë rivalët të shkonin në Botëror, ndërsa vetë duhet të kalojë play-off për të siguruar pjesëmarrjen në aktivitetin në Katar.

santos ronaldo

Portugezi nuk i mbajti nervat në momentin e golit duke kritikuar shokët e skuadrës, ndërsa pas vërshëllimës përfundimtare, pat një shpërtihm publik edhe ndaj trajnerit të tij, Fernando Santos. Ky i fundit drejtoi përfaqësuesen me sukses në Euro 2016, por tashmë duket se kohët e lavdishme janë lënë pas, sepse reagimi i Ronaldos nuk dukej aspak miqësor.

Futbollisti shpërtheu me kritika ndaj teknikut që po afrohej t’i jepte dorën në atë moment, duke i kërkuar llogari për vendimet e tij e duke bërë që ky i fundit të kthej mbrapsht shpejt, pa vazhduar dialogun me lojtarin. Një moment tensioni që nuk i ka shpëtuar kamerave dhe aparateve fotografikë, duke lënë të kuptohet se tashmë Ronaldo është i pakënaqur me drejtimin e Santos, gjë e cila mund të sjellë ndryshime në pankinën e luzitanëve.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"