VIDEO/ Ronaldo prezantoi sfidën e re, shoku i skuadrës e mposht shumë shpejt: Më mbyte vëlla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 22:01

VIDEO/ Ronaldo prezantoi sfidën e re, shoku i skuadrës e mposht shumë shpejt: Më mbyte vëlla

Kristiano Ronaldo ka prezantuar këtë të diel një sfidë të re në Instagram, të cilën e ka quajtur “Kupa në Dhomën e Ndenjes”. Ronaldo arriti të bënte 142 abdominale në 45 sekonda dhe sfidoi të tjerët që të provonin ta thyenin rekordin e tij.

matuidi

I menjëhershëm ka qenë reagimi i shokut të tij të skuadrës, Bles Matuidi, i cili ndodhet në karantinë pasi rezultoi pozitiv në testin e COVID-19.  “Më mbyte vëlla. Herës tjetër do bëjmë vrap,” shkruan Matuidi në Instagram, duke arritur të bënte 144 abdominale në 45 sekonda.

ronaldo

“Përshëndetje djema! Kam një sfidë të re që të jeni aktivë, të cilën e kam quajtur ‘Kupa e Dhomës së Ndenjes’. A do të merrni pjesë në sfidë dhe të provoni të mposhtni rekordin tim?” shkruante Ronaldo në Instagram.


View this post on Instagram

@cristiano, you killed me bro ??‍♂ Next time we run ! #Playinside #Livingroomcup #144 ?

A post shared by Blaise Matuidi Officiel (@blaisematuidiofficiel) on

 

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"