VIDEO / Ronaldo përmbys Atalantën, Bajerni jep spektakël në pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 0:45

VIDEO / Ronaldo përmbys Atalantën, Bajerni jep spektakël në pjesën e dytë

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve kanë dhuruar rezultate shumë interesante duke hapur garën, apo duke konfirmuar superfuqitë në grupe të ndryshme.

champions

GRUPI E

Bajern Mynih ka dominuar plotësisht Benfikën edhe pse në fushën e kësaj të fundit, duke krijuar një mori rastesh dhe pas dy golash të anuluar, arrit të shënonte katër të tillë ndaj portugezëve.

BENFIKA-BAJERN MYNIH 0-4
79′, 85′ Sane, 80′ (ag) Everton, 82′ Levandovski

dfdfdfdf

 

GRUPI F
Mançester Junajtid ka fituar sot me përmbysje 3-2 ndaj Atalantës në një sfidë që deri në pjesën e dytë foli për skuadrën italiane, Goli i Pashaliç dhe më pas ai i Demiral bën që “djajtë e kuq” të shihnin shumë pranë eliminimin thuajse të sigurt. Por në pjesën e dytë situata ndryshoi plotësisht pasi ekipi i Solskjaer ishte më ngulmues dhe pasi shkurtoi diferencën me Rashford, gjeti barazimin me Meguajër. Minutat e fundit ishin të gjithë në sulm derisa erdhi goli me kokë i Ronaldos, i cili vendosi vulën e tij edhe në këtë ndeshje e i dha tre pikë të arta skuadrës e cila ngjitet në kreun e grupit falë fitores së Vijareal në fushën e Jang Bojz.

MANÇESTER JUNAJTID-ATALANTA 3-2
53′ Rashford, 75′ Meguajër, 81′ Ronaldo / 15′ Pashaliç, 29′ Demiral


JANG BOJZ-VIJAREAL 1-4
77′ Elia / 6′ Pino, 16” Moreno, 89′ A. Moreno, 90’+2′ Cukueze

ddffdfddf

GRUPI G

Duhej të tregonin se ishin rivalët e Salcburgut, por as Lila dhe as Sevilja nuk kanë arritur të gjejnë sot rrjetën, duke i bërë një nder austriakëve që kanë krijuar një distancë sigurie dhe mund të shohin kualifikimin thuajse të sigurt që në ndeshjen e radhës.

LILË-SEVILJA 0-0

dfdfdfffffff

FORMACIONET ZYRTARE

GRUPI E
BENFIKA-BAJERN MYNIH 21:00

sssas

GRUPI F
MANÇESTER JUNAJTID-ATALANTA 21:00

asdasdasd
JANG BOJZ-VIJAREAL 21:00

sf

GRUPI G
LILË-SEVILJA 21:00

sds
GRUPI H
ZENIT-JUVENTUS 21:00

juv

ÇELSI-MALMO 21:00

sdfsdfsd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"