VIDEO/ “Ronaldo nuk ka shënuar dot kundër meje”, tifozët e Juventusit ironizojnë Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 20:42

VIDEO/ “Ronaldo nuk ka shënuar dot kundër meje”, tifozët e Juventusit ironizojnë Hysajn

Skuadra e Juventusit arriti të fitonte ndeshjen përballë skuadrës së Napolit e rezultatin 3 me 1. Ndërsa së fundmi lojtari i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj ka dhënë një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli” ku është shprehur se: “Ronaldo nuk ka mundur të shënoje ende kundër meje, por herën e fundit dha asist.”

ronaldo

Ndërsa vihet qartë re se goli i parë i Juventusit erdhi pasi Hysaj nuk arriti që të mbyllte siç duhet Ronaldon i cili shërbeu për Manxukiç. Ndërsa menjëherë kanë filluar edhe ironitë e tifozëve të Juventusit në “Twitter” ku ngacmojnë Hysajn për deklaratën dhe gabimet e bëra përballë Ronaldos.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"