VIDEO / Ronaldo nuk di të ndalet para portës, vjen goli i katërt në 3 ndeshje me Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 15:57

VIDEO / Ronaldo nuk di të ndalet para portës, vjen goli i katërt në 3 ndeshje me Mançester Junajtid

Kristiano Ronaldo dhe goli janë një binom i pandarë dhe ritmi me të cilin portugezi ka filluar etapën e tij të re te Mançester Junajtid, por  e vërteton më së miri këtë. Sot ishte ndeshja e tij e tretë me “djajtë e kuq” dhe ashtu si në takimet e mëparshme, ai ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës.

ronaldo

Pas debutimit me 2 gola në kampionat dhe golit në Ligën e kampioneve, ndaj Uest Hem sulmuesi tregoi përsëri vlerat e tij. Skuadra ishte në vështirësi pasi gjendej në disavantazh, por në minutën e 35-të të takimit, Ronaldo u tregua i aftë të shtynte përsëri sferën në rrjetë.

Pas një harkimi në zonë, ai tentoi katërkëndorin por u ndal nga portieri. Gjithsesi ai ndoqi aksionin si gjahtar i vërtetë zone dhe shtyu sferën në rrjetë për të vulosur barazimin e përkohshëm 1-1. Katër gola në tre ndeshje nuk janë pak dhe te Mançester Junajtid po kuptojnë se kanë bërë një lëvizje të shkëlqyer në merkato duke kthyer sulmuesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"