VIDEO/ Ronaldo-Dibala “show” në derbi, Juventusi “tret” Torinon dhe mban sytë në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 23:45

VIDEO/ Ronaldo-Dibala “show” në derbi, Juventusi “tret” Torinon dhe mban sytë në kryeqytet

Juventusi siguroi fitoren e 24-rt në këtë sezon të kampionatit italian duke “çmontuar” lehtësisht Torinon e vendit të 15-ë me rezultatin 4-1. Ronaldo dhe Dibala provuan se janë një dyshe e fortë që mund të “vallëzojnë” shumë mirë së bashku në fushën e lojës.EcF6W4IXQAIqmDh

Argjentiasi dhe portugezi realizon personalisht nga një një gol, ku klasi dhe cilësia nuk munguan. Dibalës iu nevojtën vetëm 180 sekonda për të zhbllokuar takimin me një aksion model duke çarë mbrojtjen rivale.

Më pas, Kristiano Ronaldo mori përsipër aksionin e golit të dytë duke asistuar Kuadradon. De Ligt gaboi në fundin e pjesës së parë duke shkaktuar penallti, e cila u konvertua në gol nga Beloti.

Në pjesën e dytë, Ronaldo mori vëmendjen me supergolin e realizuar nga goditja e dënimit. Për t’i bërë gjërat më keq për Torinon mendoi Xhixhi, i cili ngatërroi portën duke shënuar autogol.

Tashmë Juventusi pret paraqitjen e Lacios ndaj Milanit dhe pret “dhuratë” nga “Djalli” për t’i marrë pikë ekipit të Simone Inzagit.

FT| JUVENTUS-TORINO 4-1
Dybala 3′, Kuadrado 29′, Ronaldo 64′, Xhixhi 87′ (ag)/ Beloti 45’+6 (p)

formacionet e juves

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"