VIDEO/ Roma rikthehet te fitorja, ekipi i Murinjos mposht në shtëpi Empolin dhe i bashkohet Interit në vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 20:09

VIDEO/ Roma rikthehet te fitorja, ekipi i Murinjos mposht në shtëpi Empolin dhe i bashkohet Interit në vendin e dytë

Roma është rikthyer te fitorja duke mposhtur me rezultatin 2-0 Empolin në shtëpi, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Serisë A.

abraham

Skuadra e Murinjos gjeti dy herë rrjetën brenda 6 minutave të para të lojës, me Ibanjez dhe Abraham. më pas ata arritën ta menaxhonin mjaft mirë lojën duke mos i dhënë shumë hapësira kundërshtarëve.

Kështu Roma ngjitet në vendin e tretë me 40 pikë, po aq sa dhe Interi i vendit të dytë, me këtë të fundit që është një ndeshje më pak.

REZULTATI:

ROMA 2-0 EMPOLI

Ibanjez 2’, Abraham 6’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"