VIDEO/ Roma rikthehet te fitorja dhe parakalon Atalantën, Xhenoa prek… fundin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 20:28

VIDEO/ Roma rikthehet te fitorja dhe parakalon Atalantën, Xhenoa prek… fundin

Roma e trajnerit Fonseka, u rikthye te fitorja në kampionat, pas 2 humbjesh radhazi, teksa mposhti Xhenoan në transfertë me rezultatin 1-3.

Roma

Turku Ynder hapi serinë e golave në minutën e 6-të, ndërkohë që autogoli i Biraskit, i dha avantazhin e dyfishtë skuadrës kryeqytetasi. Pandev provoi të rihapte sfidën në fundin e pjesës së parë, por vetëm kaq, pasi në minutën e 74-t, Edin Xheko vulosi gjithçka, duke shënuar golin e tretë.

Me triumfin e sotëm Roma u ngjit në vendin e 4-t, në kuotën e 38 pikëve, duke parakaluar përkohësisht Atalantën, e cila do të përballet ditën e nesërme me SPAL-in e Etrit Berishës.

Për sa i përket, Xhenoas, skuadra kuqeblu është duke kaluar një periudhe tepër të vështirë, teksa ndodhet në vendin e parafundit me 14 pikë në 20 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"