VIDEO / Roma-Napoli për rekord, Murinjo dhe Spaleti e mbyllën sfidën me të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2021 | 21:36

VIDEO / Roma-Napoli për rekord, Murinjo dhe Spaleti e mbyllën sfidën me të kuq

Ndeshja e sotme mes Romës dhe Napolit ka qenë shumë e veçantë për mënyrën se si të dy skuadrat e mbyllën zyrtarisht duelin e  Serisë A pa trajnerë në pankinë. Si Zhoze Murinjo, ashtu edhe Luçiano Spaleti, u ndëshkuan me të kuq në duelin e luftuar të Serisë A.

spaleti murinjo

Gjyqtari i tregoi kartonin e kuq Murinjos në pjesën e dytë, pasi kishte këshilluar më parë trajnerin portugez për sjelljet e tij në pankinë. Murinjo po protestonte për një faull ndaj Zaniolos dhe shpërtheu në protesta, me gjyqtarin që e largoi nga ndeshja kur kishin mbetur rreth 15 minuta për t’u luajtur.


E ndryshme ishte situata e Spaletit. Ai mbylli ndeshjen në pankinë dhe pastaj shkoi në mesin e fushës. Aty ai i tha “bravo” gjyqtarit dhe filloi ta duartrokiste. Në atë moment gjyqtari Masa iu kthye dhe i tregoi të kuqin, me trajnerin që reagoi i habitur pasi sipas tij thjesht po  bënte komplimente për mënyrën se si kishte drejtuar ndeshjen e tensionuar që u mbyll 0-0.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"