VIDEO / Roma marshon e qetë drejt Tiranës, nuk ka surpriza në ndeshjet e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2021 | 20:40

VIDEO / Roma marshon e qetë drejt Tiranës, nuk ka surpriza në ndeshjet e para

Roma vazhdon rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës pa njohur pengesa. Skuadra e Zhoze Murinjos ka hedhur që në start kandidaturën për suksesin në turneun i cili mbyllet me finalen në Tiranë dhe në këto momente, duket se është në formën e duhur për ta pretenduar një gjë të tillë.

liga e konferencecs

Ndonëse u mund në fundjavë në derbi, në ndeshjen e sotme pavarësisht rrotacionit, Roma tregoi se ishte shumë më superiore se ukrainasit e Zoria duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. El Sharaui në start dhe Smolling me Abraham në pjesën e dytë i dhanë një sukses të qetë skuadrës italiane që kryeson grupin e saj me pikë të plota.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera nuk kishte surprizëa me fitore të skuadrave pretendente si AZ Alkmar, Gent apo Partizan Beograd, të cilat kryesojnë në grupet përkatëse

GRUPI A
Alashkert-HJK 2-4

Embalo 24′, Glisiç 90’+3′ / Riski 8’, Valençiç 57′ , Riski 63′ , Olusania 90’+5′
LASK-Makabi Tel Aviv 1-1
Horvath 10’ / Khalaila 88′

GRUPI B
Partizan Beograd-Flora 2-0
Markoviç 20′ , 43′
Gent-Anorthosis 2-0
(ag) Korrea 28′, Kums 81′

GRUPI C
Zoria-Roma 0-3
El Sharaui 7’, Smalling 66′ , Abraham 68′

CSKA Sofje-Bodo/Glimt 0-0

GRUPI D
AZ Alkmar-Jablonec 1-0
Gudmunson 53′
CFR Kluzh-Randers 1-1
Petrila 68’/ Kamara 41′ 

 FORMACIONET ZYRTARE

Zoria-Roma

roma

Alashkert-HJK

AZ Alkmar-Jablonec

az

CFR Kluzh-Randers

CKSA e Sofies-Bodo/Blimt

Gent-Anorthosis

LASK-Makabi Tel Aviv

lask

Partizani Beogradid-Flora Talin

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"