VIDEO/ Roma fiton vetëm në sekondat e fundit, kreu i klasifikimit duket pranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 22:53

VIDEO/ Roma fiton vetëm në sekondat e fundit, kreu i klasifikimit duket pranë

Roma mori një fitore minimale, por shumë të vlefshme ndaj Kaljarit. Ekipi kryeqytetas mundi 1-0 Kaljarin, me gol të Fazios, në minutën e 94-t.

roma

Takimi u dominua nga ekipi i Di Françeskos, dhe të kuqtë patën shanse për të kaluar në avantazh, por goli i zhbllokimit erdhi vetëm në sekondat e fundit. Rastin më të pastër, e kishte edhe Peroti, me penallti në të 53-tën, por gaboi përballë portierit mik.

Tashmë, me këto tri pikë, Roma ngjitet në vendin e katërt, me 38 pikë, 4 më pak se Napoli kryesues, por ndërkohë ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

 

 

Penalltia e Perotit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"