VIDEO/ Roma e Murinjos ndalet nga traversat, rruga për Europën tani kalon nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 23:14

VIDEO/ Roma e Murinjos ndalet nga traversat, rruga për Europën tani kalon nga Tirana

Zhoze Murinjo shpresonte që të kishte mbyllur gjithçka në Serinë A para finales së Ligës së Konferencës në Tiranë. Por ndeshja në ”Air Albania” për Romën e tij mund të ketë vlerë të dyfishtë e mund të kthehet në detyrim për ta fituar.

530e5b1a0a168f325d7c5213f1ce3693_620x349

Skuadra verdhekuqe është ndalur sot në një barazim 1-1 me Venecian e rënë nga kategoria dhe rrezikon seriozisht të mos marrë pjesë në aktivitetet europiane në edicionin e ardhshëm.  Okereke shënoi një gol pas 49 sekondash lojë për Venecian duke ia bërë shumë të vështirë ekipit verdhekuq vijimin e ndeshjes. Vetëm një gol i Shumurudov në minutat e fundit bëri që Roma të merrte të paktën një pikë, ndërsa ishte e pafat pasi goditi 4 herë traversën në këtë duel.

Kështu, ajo rrezikon që të kalohet nga Fiorentina dhe Atalanta që e ndjekin në renditje, duke përfunduar në vendin e 8 që do ta linte përfundimisht jashtë Euriopës për sezonin e ardhshëm duke ia bërë fitoren në Tiranë një detyrim.

dddddsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"