VIDEO / Roma e Murinjos debuton me fitore në Europë. Ka vend edhe për Kumbullën, ndërsa vendoset një rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2021 | 21:38

VIDEO / Roma e Murinjos debuton me fitore në Europë. Ka vend edhe për Kumbullën, ndërsa vendoset një rekord

Zhoze Murinjo debuton me fitore në ndeshjen e parë zyrtare në drejtimin e Romës, atë të play-off të Ligës së Konferencës ndaj një ekipi me emër si Trabzonspor. Shorti kishte qenë i pamëshirshëm me verdhekuqtë, por skuadra e teknikut portugez ka treguar që në sfidën e parë në trasnsfertë se nuk dëshiron që të vërë në diskutim kualifikimin.

asdasdasdddd

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të sfidës, me Lorenco Pelegrinin i cili shënoi golin e avantazhit në minutën e 55-të, duke vendosur një rekord. Ai u bë i pari futbollist italian që realizonte në Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës.

Turqit aktivizuan ish-futbollistin e Parmës, Kornielius, dhe ky i fundit barazoi shifrat pa kaluar një minutë në fushën e lojës. Por Shomurodov me golin e minutës së 81-të çoi në 2-1 shifrat që rezistuan deri në fund të sfidës, kur për të mbrojtur rezultatin Murinjo aktivizoi në minutën e 90 edhe Kumbullën i cili e kishte nisur takimin nga stoli.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"