VIDEO/ Roma argëtohet në Olimpiko, por Murinjos ia prish mbrëmjen… Bodo/ Glimt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 23:00


VIDEO/ Roma argëtohet në Olimpiko, por Murinjos ia prish mbrëmjen… Bodo/ Glimt

Janë mbyllur 6 sfidat e luajtura mbrëmjen e sotme në Ligën e Konferencës, ku Roma ka fituar me poker 4-0 ndaj Zorias. 

roma

Verdhekuqtë shkëlqyen dhe bindën në lojë, në sfidën ku Marash Kumbulla e nisi si titullar. Por Murinjos ia prishën mbrëmjen rivalët e Bodo/Glimt që triumfuan 2-0 ndaj CSKA Sofies duke ruajtur kreun e grupit.

Në takimet e tjera, Anorthosis mposhti 1-0 Genkun, Jablonec barazoi 1-1 me AZ Alkmarin ndërsa LASK-u mposhti 0-1 në transfertë Makabi Tel Avivin.

REZULTATET

GRUPI A

MAKABI TEL AVIV- LASK 0-1

Norvath 89′ 

Grupi B

ANORTOSIS- GENT 1-0

27′ Kristodolopulos

GRUPI C

ROMA- ZORIA LUHANSK 4-0

15′ Perez, 34′ Zaniolo, 46′ , 75′ Abraham

BODO/GLIMT- CSKA SOFIA 2-0

25′ Fet, 85′ Botem 

renditja

GRUPI D

JABLONEK- AZ ALKMAR 1-1

7′ Kratoçvil/ 44′ Evjen

RANDERS-  CFR KLUZH 2-1

68′ Kamara, 76′ Kplesinger / 72′ Deac

PANORAMASPORT.AL