VIDEO/ Rojs i jep fitoren Dortmundit, verdhezinjtë kapin Bajernin dhe futen në katërshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 20:28

VIDEO/ Rojs i jep fitoren Dortmundit, verdhezinjtë kapin Bajernin dhe futen në katërshe

Borusia e Dortmundit ka mundur me rezultatin 1-0, Gladbahun e vendit të parë në “Signal Iduna Park”.

rojs

Ekipi i Favres është rikthyer më në fund te fitorja dhe tashmë ndodhet vetëm një pikë larg kreut të klasifikimit.

Rojs ishte ai që me golin e tij në minutën e 58-të të takimit, ka kaluar verdhezinjtë në avantazh.

Rezultati nuk ka ndryshuar deri në fund dhe kështu Dortmundi ka shkuar në kuotën e 15 pikëve në vendin e katërt, po kaq sa ka Bajerni dhe Lajpcigu.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"