VIDEO/ Roja i sigurisë nuk njeh Rafael Nadalin, i kërkon fletëhyrjen për t’u stërvitur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2017 | 17:44

VIDEO/ Roja i sigurisë nuk njeh Rafael Nadalin, i kërkon fletëhyrjen për t’u stërvitur

Televizioni francez “Canal + Sport” ishte duke xhiruar një kronikë për tenistin e famshëm spanjoll Rafael Nadal, por gjatë hyrjes për në fushat stërvitore ka pasur një moment disi të pakëndshëm mes 31-vjeçarit dhe rojës së sigurisë. Ai nuk e ka njohur tenistin numër 1 të botës dhe e ka ndaluar.

Nadal

Përshëndetje zotëri, a keni fletëhyrje?”, ka qenë pyetja e rojës.

“Nuk e kam me vete lejekalimin, jam Rafael Nada.”, u përgjigj tenisti.

Më pas ai ka kaluar për tu futur në ambientet e fushave stërvitore. Ky moment është duke bërë xhiron e internetit, në rrjetin social “Twitter”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"