VIDEO / Rivali i Teutës e bën rrugë, pas durrsakëve fiton edhe në kampionat me gol në shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2021 | 19:48

VIDEO / Rivali i Teutës e bën rrugë, pas durrsakëve fiton edhe në kampionat me gol në shtesë

Teuta do të ketë këtë javë një tjetër takim me historinë pasi në “Elbasan Arena” do të përpiqet që të përmbysë humbjen e sfidës së parë ndaj Shamrok në Ligën e Konferencës. Një rival i cili arriti të fitonte ndaj ekipit të Martinit vetëm me një gol në kohën shtesë dhe që duket se e ka kthyer në “armë” të vetën një gjë të tillë.

shamrok

Edhe sot në kampionat, ekipi i cili kryeson renditjen në Irlandë, fitoi 1-0 falë një goli në minutën e 95-të shtesë, duke mbajtur distancën e 3 pikëve në kreun e renditjes nga ndjekësi më i afërt.

Ndonëse luante kundër skuadrës së fundit në klasifikim dhe krijoi më shumë raste për të gjetur rrjetën, Shamrok u desh të priste vetëm fundin e sfidës për t’iu gëzuar tre pikëve. Ishte talenti Skejls ai i cili me një goditje me kokë, kur regjistrohej minuta e 95-të e duelit dhe pritej vetëm vërshëllima përfundimtare, siguroi fitoren 1-0 të skuadrës së tij.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"