VIDEO/ Rivalët “fërkojnë duart”, Barcelona hap fals në “Camp Nou”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2017 | 15:23

VIDEO/ Rivalët “fërkojnë duart”, Barcelona hap fals në “Camp Nou”

Barcelona ka bërë një tjetër hap fals në javën e 14-të ndaj Selta Vigos në Kamp Nou, pas barazimit ndaj Valencias, duke iu dhënë mundësinë rivalëve t’i afrohen në renditje.

Barca

Golat për skuadrën e Valverdes u shënuan nga Mesi, që zhbllokohet pas disa ndeshjeve pa shënuar gol dhe Luis Suarez, ndërsa për Seltën shënoi Iago Aspas dhe Gomez. Miqtë gjetën të parët avantazhin në minutën  e 20 ndërsa Barcelona iu kundërpërgjigj me golat ne minutën e 22 dhe 62. Gomez më pas vulosi për 2-2 me minutën e 70.

Me barazimin e sotëm Barcelona ndodhet në vendin e parë me 36 pikë, e ndjekur nga Valencia 31 pikë dhe ekipet e Madridit me nga 27 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"