VIDEO/ Rivalë në Superiore, por shokë skuadre në Letoni! Ardit Deliu dhe ish-mbrojtësi kampion i Teutës prezantohen tek ekipi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 21:42

VIDEO/ Rivalë në Superiore, por shokë skuadre në Letoni! Ardit Deliu dhe ish-mbrojtësi kampion i Teutës prezantohen tek ekipi i ri

Klubi letonez i Liepajas, ka prezantuar ditën e sotme, dy futbollistët  që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Kategorisë Superiores. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Laçit, Ardit Deliu dhe ish-mbrojtësin e Teutës, Kenan Hreljiç.

Ardit Deliu

Nëpërmjet videove të postuara në faqen zyrtare, Liepajas i ka uruar mirëseardhjen dy futbollistëve, që në të kaluarën kanë qenë rivalë në futbollin shqiptar, teksa tashmë do të jenë shok skuadre në Letoni.

Kujtojmë që shorti i Conference League e ka vënë skuadrën e re të Deliut dhe Hreljiçit përballë Gjilanit në raundit e parë kualifikues të këtij kompeticioni.

Për sa i përket 24-vjeçarit nga Kavaja, Deliu ka qenë një nga futbollistët kryesore të ekipit kurbinas gjatë sezonit që lamë pas. Ai u aktivizua në total në 30 ndeshje të Superiores, duke shënuar 2 gola në sfidën e fituar 4-2.

Ndërsa mbrojtësi Hreljiç ishte pjesë e Teutës nga janari i vitit 2020 deri në shtator të po këtij viti, duke u shpallur kampion me durrsakët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"