VIDEO/ Risi në Superiore, Kallaku hodhi fanellën për tifozët në mes të ndeshjes: Ja pse e bëra!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2019 | 9:48

VIDEO/ Risi në Superiore, Kallaku hodhi fanellën për tifozët në mes të ndeshjes: Ja pse e bëra!

Sherif Kallaku u kthye dje në fushë për Teutën pas një dëmtimi që e la jashtë formacionit për disa javë.

kallaku hedh fanellen

Edhe pse u fut nga stoli, mesfushori i talentuar ishte vendimtar, pasi shndërroi në gol penalltinë në favor të durrsakëve, realizim që i dha edhe 3 pikët ekipit të tij. Përveç golit, interesant ishte edhe festimi i tij.

Shënonte minuta e 84-t, dhe Kallaku pasi shënoi, holi fanellën dhe shkoi të festonte me tifozët, dhe ndërkohë e hodhi bluzën e tij për një nga tifozët durrsakë që gjendej aty. Edhe pse ndeshja kishte ende minuta, atij i duhej një fanellë, por Kallaku e kishte gati një tjetër në stol. Pasi shënoi, ai shkoi tek stoli për të marrë fanellën tjetër, dhe u fut sërish në lojë.

Ndërkohë, për këtë festim, pas ndeshjes Kallaku deklaroi: “Ishte një dëshirë e imja që t’ua jepja bluzën tifozëve. Gjithmonë më kanë shkruar në rrjetet sociale dhe më kanë qëndruar afër rrugëve të qytetit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"