VIDEO/ “Ringjallet” Interi, një 19-vjecar rikthen zikaltrit te fitorja pas 8 ndeshjesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 17:15

VIDEO/ “Ringjallet” Interi, një 19-vjecar rikthen zikaltrit te fitorja pas 8 ndeshjesh

Interi i Luciano Spaletit është rikthyer te fitorja në Seria A, pasi ditën e sotme mundi Bolonjën në shtëpi me rezultatin 2-1. Interi merr fitoren e parë për ketë vit, pasi zikaltrit nuk fitonin në Seria A që prej sfidës ndaj Kievos në 3 dhjetor.

GHGHDF

Gjithsesi as kjo e sotmja nuk ka qenë e lehtë për Interin, që kaloi në avantazh që në minutën e dytë me anë të Eder. Por, Bolonja e suprizoi në minutën e 25-të, kur ish-sulmuesi i Interit, Rodrigo Palasio vendosi baraspeshën.

FGDDF

Si për çudi, rikthimin te fitorja Interit ia dhuroi një talent. 19-vjecari Karamoh shënoi golin e avantazhit për të gozhduar këto shifra deri në fund të lojës. Bolonja e mbylli këtë sfidë me 9 lojtarë, pasi dy lojtarë të saj u ndëshkuan me karton të kuq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"