VIDEO/ Rikthimi në stërvitje, flasin Bare dhe Sadiku: Na mungojnë shakatë dhe… përqafimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 23:09

VIDEO/ Rikthimi në stërvitje, flasin Bare dhe Sadiku: Na mungojnë shakatë dhe… përqafimet

Dy futbollistët e Kombëtares,  Keidi Bare dhe Armando Sadiku, u rikthyen në stërvitje pas një pause 2 mujore. Shqiptarët ishin prezent në seancën stërvitore me numër të reduktuar futbollistësh, teksa folën një një pronncim për faqen zyrtare, ku treguan se iu mungojnë batuat dhe përqafimet me shokët e tjerë të skuadrës.

keidi_y_sadiku_durante_un_entrenamiento_en_la_rosaleda_fotos_laliga_001

Të dy u shprehen të lumtur për rikthimin të cilin e prisnin me padurim, pasi i kishte marrë malli për ta prekur topin në një fushë futbolli.

“Më mungojnë pak talljet me shokët, takimet e përqafimet bashkë. Por shpresojmë të kalojë kjo kohë dhe të kthehemi te normaliteti. Objektivi është të stërvitemi mirë, për atë që mbetet nga sezoni dhe objektivat tanë”, u shpreh Bare.

Në të njëjtën linjë është edhe Armando Sadiku i cili shprehet: “Më mungon përqafimi me shokët por shpresojmë që kjo situatë të kalojë shpejtë dhe të kthehemi në normalitet.  Më ka marrë malli të luaj në një ndeshje si dhe të stërvitem me shokët e skuadrës”, shton numri 9 i Malagas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"