VIDEO/ Rikthimi i frikshëm i Dinamos, “nëndetësja” e Bledi Shkëmbit mposht Kastriotin në Kamzë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 0:30

VIDEO/ Rikthimi i frikshëm i Dinamos, “nëndetësja” e Bledi Shkëmbit mposht Kastriotin në Kamzë

Dinamo e nis me këmbën e mbarë! Blutë e Bledi Shkëmbit, e festojnë me fitoren 0-2 rikthimin pas 9 vitesh në elitën e futbollit shqiptar. Ishte sulmuesi afrikan Çinedu, që me dopietën e tij, i dhuroi 3 pikë të arta kryeqytetasve në këtë start kampionati.

Cinedu goli

22-vjeçarit i mjaftuan vetëm 37 sekonda për të gjetur golin e avantazhit, ndërkohë që në minutën e 19-të dyfishoi shifrat. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e 2 golave, teksa në fragmentin e dytë të lojës, dinamovitët menaxhuan epërsinë e dy golave. “Nëndetësja”, nuk fitonte një ndeshje ndaj Kastriot prej 11 vitesh.

FT: KASTRIOTI-DINAMO 0-2

Çinedu 1′, 19′

KOMENTI LIVE:

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

87′ Zëvendësim te Dinamo, largohet edhe Mihana vendin e tij e merr Samake.

84′ I pafat Bedri Greca, shtylla i mohon supergolin futbollistit të Kastriotit.

78′ Greca dhuron spektakël brenda zonës, duke dribluar disa futbollistë të Dinamos, por në gjuajtja e tij ka shkuar mbi kuadrat.

75′ Zëvendësim te Dinamo, largohet nga fusha autori i dopietës, Çinedu, në vendin e tij Skuka.

73′ Ndëshkohet edhe Abaz Karaçi në radhët e Kastriotit.

67′ Përgjumje në mbrojtjen e Dinamos, tenton të përfitojë Kastrioti, por largon në momentet e fundit Patrik Bardhi.

64′ Dy zëvendësime te Kastrioti, largohen Dida dhe Onanuga në vendin e tyre Kodra dhe Mëllugja.

60′ Zëvendësim te Dinamo, largohet nga fusha Gavazaj, vendin e tij e merr Patrik Bardhi.

60′ E pabesueshme çfarë humbet Çinedu me portën e boshatisur nga shumë pranë vijës fatale.

55′ Sidibe është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

50′ Kastrioti provon të rihapë sfidën, por mbrohen mirë dinamovitët.

46′ Neziri ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

46′ Starton pjesa e dytë. Trajneri Ndreu bën 3 lëvizje, aktivizohet Mudrazija, Karakaçi dhe Joan Çela, largohen Basha, Rami dhe Ajazi.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

40′ Kastrioti provon të rihapë sfidën me Bashën, gjuajtja e mesfushorit shkoi jashtë kuadratit.

33′ Tjetër mundësi shënimi për Dinamon me anë të Mihanës, por tentativa e talentit fierak ndalet nga portieri Sali.

32′ Agim Ibraimi provon të realizojë një eurogol nga distanca, tentativa e kapitenit shkon ngjitur me shtyllën e portës të mbrojtur nga Sali.

28′ Dinamo kërkon penallti pas rrëzimi të Enis Gavazaj brenda zonës, por për gjyqtarin Meta gjithçka është e rregullt dhe loja vazhdon normalisht.

19′ GOOOOOL DINAMO 0-2/ Fantastik Çinedu. Sulmuesi shënon golin e dytë me një parabol mjaft të bukur, fillimisht gjyqtari sinjalizon pozicion jashtë loje, por më pas VAR e konfirmon si të rregullt. 

16′ Husein Lukman është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Çinedu.

13′ Momente tensioni pas një dueli mes Imamit dhe Ajazit, loja ndërpritet për disa sekonda, më pas gjakrat qetësohen. Imami ndëshkohet me karton të verdhë.


12′ Kastrioti flirton me golin e barazimit, Grgiç, gjuan me kokë brenda zonës, pas një harkimi nga këndi, por topi shkon mbi kuadrat. Shpëtojnë për mrekulli blutë.

11′ Provon të kundërpërgjigjet Kastrioti me Grecën, por largohet rreziku në këndore nga Sidibe.

8′ Sërish rrezikshëm Dinamo, që provon me Eni Imamin, i cili gjuan me kokë brenda zonës, pas harkimit të Agim Ibraimit, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

5′ Start i frikshëm i Dinamos, që i afrohet golit të dytë me Gavazaj i cili shpërdoron një shans të artë, por gjyqtari më pas sinjalizon pozicion jashtë loje.

1′ GOOOOOL DINAMO 0-1/ Start i çmendur, bluve të Bledi Shkëmbit iu mjaftojnë 37 sekonda për të shënuar. Ishte sulmuesi Çinedu që goditi saktë me kokë pas harkimit të Gavazajt. Nuk iu besojnë syve krutanët, teksa çmenden në festë kryeqytetasit. 

1′ Starton sfida në Kamzë.

FORMACIONET ZYRTARE

KASTRIOTI: Sali, Neziri, Rami, Dida, Grgiç, Husein, Basha, Onanuga, Greca, Prodani, Ajazi.

bandicam 2021-09-12 13-28-05-950

DINAMO: Harizaj, Siljanovski, Sofranac, Imani, Isaevski, Sidibe, Demiri, Mihana, Gavazaj, Ibraimi, Çinedu.

bandicam 2021-09-12 13-28-33-973

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"