VIDEO/ Rikthimi i Çikalleshit, gjen menjëherë rrugën e rrjetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 12:00

VIDEO/ Rikthimi i Çikalleshit, gjen menjëherë rrugën e rrjetës

Pas një muaji mungesë, për shkak të një dëmtimi, Sokoli Çikalleshi është rikthyer në fushën e blertë duke gjetur rrugën e rrjetës në miqësoren e ditës së djeshme përballë Altinordu ku Goztepe barazoi me shifrat 1-1.

sokol-cikalleshi-goztepe-gol-miqesore-750x430

Bomberi kavajas, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 71-të, duke fituar duelin me mbrojtësit kundërshtar. Sulmuesi dribloi edhe portierin dhe e dërguar më pas topin në rrjetë.  Këtë moment Çikalleshi e ka shpërndarë edhe në profilin e tij të “Instagramit” ku shkruante:

“I lumtur për rikthimin në fushë pas dëmtimit, po ashtu edhe për golin e sotëm në miqësore”. Rikthimi në formë i 28-vjeçarit, do t’i shërbejë së tepërmi edhe ekipit kombëtar, që kohët e fundit po vuan shumë në fazën ofensive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"