VIDEO/ Rikthehen stërvitjet në grup, Lika me deklaratë të fortë: Ka pasur stërvitje fshehurazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 21:31

VIDEO/ Rikthehen stërvitjet në grup, Lika me deklaratë të fortë: Ka pasur stërvitje fshehurazi

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika është ndalur të flasë në një prononcim për mediat ditën e sotme nga fusha e stërvitjes, pasi klubet e Superligës u lejuan ditën e sotme të stërviten në grup.

gilman lika

Lika ndër të tjera ka ngritur akuza që disa ekipe të Superiores janë stërvitur fshehurazi gjatë karantinës. Ndërkohë, për sa i përket objektivave të sezonit, ai thotë që janë brenda pritshmërive.

gilman lika

Izolimi- Nëpër shtëpia ka qenë e mërzitshme të them të drejtën për gjithsecilin prej nesh, por falë zotit erdhi kjo ditë dhe jena të gëzuar që erdhi kjo ditë.

Seancat individuale- Gjithsecili prej nesh jam i bindur që është munduar ta mbajë veten me seanca individuale,. Realisht me ata seanca që kemi bërë në shtëpi besoj e kemi mbajtur pak veten, mirëpo kjo stërvitje në fushë të madhe është diçka tjetër.

100% të formës?- Në 100% nuk besoj se do të jetë ndonjë ekip, përveç atyre që kanë 4-5 javë që bëjnë stërvitje, se kemi marrë vesh që kanë dalë fshehurazi. Ekipi i Vllaznisë ju e shikoni është dita e parë që bën stërvitje dhe normalisht me 3 javë që fillon kampionati nuk ka shans të jetë në formë maksimale. Por gjithsecili prej nesh duhet të bëjë maksimumin e tij për të marrë më të mirën e vet.

Mungesa e trajnerit dhe 4 futbollistëve- Po është një shqetësim realisht, por besoj që nesër ose pasnesër do të zgjidhet ky problem dhe pastaj merr fund shqetësimi.

Objektivat e sezonit- Normal që jemi brenda objektivave dhe mua më ka ardhur gjithmonë keq që u mbyll kampionati në një periudhë kur ekipi pati një formë shumë të mirë. Por tani duhet të shtrëngojmë veten duke ditur që koha është shumë e paktë dhe duhet të bëjmë maksimumin si në stërvitje, ashtu dhe në regjimin individual për të marrë maksimumin e gjithsecilit që të arrijmë ato objektiva që ne kemi vënë.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"