VIDEO/ Rikthehen në finalet e NBA pas 12 vitesh, Sëlltiks fitore magjike në ndeshjen e parë kundër Uorriors

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2022 | 9:10

VIDEO/ Rikthehen në finalet e NBA pas 12 vitesh, Sëlltiks fitore magjike në ndeshjen e parë kundër Uorriors

Finalet e NBA hapën siparin e tyre, me sfidën e parë në San Françisko, ku Boston Sëlltiks mori fitoren përballë Golden Stejt Uorrirs.

horford boston selltiks

Edhe pse favoritë për ta fituar këtë përballje, Stefan Kërri me shokë gabuan çdo gjë në periodën e katërt të përballjes, kur deri në ato momente kishin çdo gjë nën kontroll.

Uorriors kryesonte me 12 pikë diferencë deri në periodën e tretë, por në atë të fundit, Sëlltiks arriti të shënonte plot 40 pikë, duke e mbyllur me takimin me shifrat 108-120.

“vetëm vazhdoni të luani. Ky ishte mesazhi ynë gjatë gjithë sfidës. Ata janë një ekip fantastik, ndërsa ne, duhet të vazhdonim të luanim pavarësisht çdo gjëje”, ishin fjalët e yllit të Sëlltiks, Al Horford, i cili shënoi 26 pikë. Më mirë se ai bëri vetëm rivali i tij, Stefan Kërri, i cili shënoi 34 pikë.

 


View this post on Instagram

A post shared by Boston Celtics (@celtics)

Tani Boston Sëlltiks kryeson serinë e finaleve në 1-0, ndërsa finalja e dytë do të luhet në datën 6, sërish në San Françisko.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"