VIDEO/ Rihapet kampionati francez, PSG zhgënjen me Mesin, Nejmar dhe Mbape në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2023 | 23:34

VIDEO/ Rihapet kampionati francez, PSG zhgënjen me Mesin, Nejmar dhe Mbape në fushë

PSG-ja regjistroi humbjen e dytë në 19 javë kampionat teksa u mposhtu me rezultatin 1-0 nga Ren, duke bërë që diferenca me skuadrën e Lens të ngushtohet në vetëm 3 pikë.

-640-0-1673821418xtitle-1673820659-664

Skuadra pariziene nuk e përfshiu Kilian Mbape në 11-shen e saj fillestare, teksa nga minuta e parë ishin dy yjet e tjerë, Mesi dhe Nejmar.

Kuqezinjtë i nisin gjithmonë fuqishëm ndeshjet në ‘Roazhon Park’ dhe tetë fitore radhazi në shtëpi në Ligue 1, e dëshmojnë këtë. Mesi u përpoq të tërhiqte skuadrën, por PSG përplasej vazhdimisht me murin e Ren.

PSG nuk u ‘zgjua’ në lojë dhe kur Galtier futi në fushë Mbape dhe Hakimi në minutën e 55-të për t’i dhënë më shumë entuziazëm lojës së ekipit të tij. Por Ren vazhdoi të rritej teksa në minutën e 65-të, gjeti rrugën e rrjetës me Traore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"