VIDEO/ Rexhinaldo mposh i vetëm Tiranën, bardheblutë në krizë rezultatesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 18:44

VIDEO/ Rexhinaldo mposh i vetëm Tiranën, bardheblutë në krizë rezultatesh

Kukësi mposhti Tiranën me rezultatin 3-1 në takimin e vlefshëm për javën e tretë të Kategorisë Superiore, duke siguruar fitoren e parë në këtë kampionat.

bandicam 2018-09-02 17-38-00-975

Tripleta e Rexhinaldos i dha triumfin e parë, skuadrës së Cungut, ndërkohë që për Tiranën shënoi i riu Muçi në minutën e 61-të. Edhe pse bardheblutë kontrolluan lojën, verilindorët u treguan të saktë para portës dhe në rastet e krijuara nuk falën, duke dërguar topin në rrjetë.

bandicam 2018-09-02 18-11-31-091

Rexhinaldo hapi serinë e golave në minutën e 2-të, ndërsa në sekondat e fundit të shtesës në pjesën e parë, dyfishoi rezultatin. Në minutën e 61-të, Muçi provoi të rihapte takimin, por 3 minuta më pas Rexhinaldo, ka shënuar golin e tretë për Kukësin dhe të tretin personal.

bandicam 2018-09-02 18-46-26-908

Me fitoren e sotme Kukësi u ngjit në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Tirana mban vendin e parafundit me 1 pikë në 3 javë. Në sfidën e radhës Kukësi do të ndeshet me Teutën në Durrës, ndërkohë që Tirana do të presë Luftëtarin në “Selman Stërmasi”.

bandicam 2018-09-02 17-39-16-986

Kukësi-Tirana 3-1

Rexhinaldo 2′, 45+2′ ,64′ / Muçi 61′

Përfundon takimi. 

90+3′ Largohet nga fusha Rexhinaldo, në fushë Shpaher.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Shameti provon me një gjuajtje me kokë por jashtë kuadratit.

85′ Kukësi mbrohet mirë duke menaxhuar avantazhin. Bardheblutë nuk arrijnë të depërtojnë në zonën verilindore.

74′ Frashëri ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa të lojës.

71′ Ofei depërton bukur nga krahu i djathtë dhe provon me një goditje, por topi shkon mbi kuadrat.

70′ Uilliam rrëzohet në zonë dhe pretendon për 11-metërsh, por për gjyqtarin, gjithçka e rregullt.

64′ GOOOOL Kukësi 3-1. Tripleta e Rexhinaldos. Sulmuesi nga Mozambiku, nuk ka falur, duke goditur saktë nga brenda zonës. 

61′ GOOOOL Tirana 2-1. Rihapet takimi. Muçi shënon golin e parë për bardheblutë, pasi më parë topi preku shtyllën, sulmuesi 17-vjeçar nuk ka falur, duke e dërguar në rrjetë. 

52′ Rrezikshëm Tirana. Greca hedh një top pë Ofei, i cili gjuan nga e djathta, por topi ndalet nga portieri Frashëri.

49′ Mundësi e shkëlyqer për Tiranën. Vjen krosimi në zonë, por askush nuk arrin të përfitojë dhe topi kalon pasqyrën e portës.

46′ Nis pjesa e dytë, Ze Maria largon nga fusha Sentamun dhe vendin e tij e zë Muçi, ndërkohë që vendin e Karabecit e zë Greca. Blazhevski largohet dhe në vendin e tij hyn Ofei.

Mbyllet pjesa e parë, 2-0.

45+2′ GOOOOL Kukësi 2-0. Rexhinaldo dyfishon pas një gjuatje të saktë me kokë. Ishte Zguro ai që harkoi saktë nga goditja e këndit, duke asistuar për Rexhinaldo. 

45+1′ Kobinah hyn bukur në zonë, por nuk arrin të gjuaj.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Kundërpërgjigjet Kukësi me Harbën, i cili merr një top të bukur në zonë nga Rexhinaldo, rrotullohet bukur, por gabon duke gjuajtur mbi kuadrat.

41′ Pranë golit Tirana me Sentamun, i cili nga 11-metra është nxituar duke gjuajtur me të parën, topi pa përfunduar jashtë kuadratit.

 

40′ Kalaja provon me një gjuatje nga distanca, topi ndalet nga portieri Lika.

32′ Karabeci provon për një krosim, topi merr një trajektore të çuditshme dhe përfundon në rrjetën e jashtme të portierit Frashëri.

24′ Hoxhallari provon me një gjuatje të rrezikshme nga distanca, topi grushtohet nga portieri Frashëri në këndore. Mundesi e mirë për Tiranën.

22′ Maveje provon me një goditje fluturimthi, por topi bllokohet nga mbrojtësit e Kukësit.

18′ Uilliam nis një aksion nga e majta dhe ka shumë hapësirë për të krosuar, por servir një top të gabuar.

15′ Zëvendësim i detyruar te Kukësi, largohet Çyrbja i dëmtuar, në vend të tij Kalaja.

11′ Blazhevski provon me një gjuatje nga distanca, por jashtë kuadratit.

8′ Një tjetër mundësi për Tiranën, por Blazhevski rrëshqet në gjuajtje e sipër, topi përfundon në duart e Frashërit.

5′ Mundësi e mirë për Tiranën. Blazhevski rrotullohet mirë në zonë, por goditja e tij përfundon në rrjetë të jashtme.

2′ GOOOOOL Kukësi 1-0. Kundërsulm vdekjeprurës, Rexhinaldo ndëshkon bardheblutë. 

1′ Ka startuar takimi, topin e parë e shkelmon Tirana.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Maloku, Maliqi , Shameti, Cuculi, Zguro, Çyrbja, Limaj, Musolli, Uilliam, Harba, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.

Tirana: Lika, Kërçiku, Cake, Atinga, Hoxhallari, Hasani, Mauxhe, Kobinah, Karabeci, Sentamu, Blazhevski.  Trajner: Ze Maria

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"