VIDEO/ Rexhinaldo hero edhe në Afrikë, i jep fitoren Mozambikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 17:32

VIDEO/ Rexhinaldo hero edhe në Afrikë, i jep fitoren Mozambikut

Rexhinaldo konfirmon edhe një herë se është një lojtar me vlera, dhe di të ndihmojë ekipin atëherë ku i duhet. Pasi shënoi ndaj Teutës, tashmë i grumbulluar me Mozambikun, sulmuesi ishte autori i golit në fitoren 1-0 ndaj Zambias.

rexhinaldo

Golin e shënoi në minutën e 63-të të takimit, ku pasi mori një top nga pothuajse mesi i fushës, e stopoi dhe me një kthesë mposhti portierin kundërshtar.

Mozambiku pas 5 ndeshjesh, gjendet në vendin e tretë në grupin K, me 7 pikë, një më pak se Huinea Bisau dhe Namibia. Ndeshjen e fundit do ta luajnë në transfertë ndaj Guinea Bisau, për të provuar gjithçka për një vend në Kupën e Afrikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"