VIDEO/ Rekordmen në kombëtare dhe si kundërshtar i Teutës, futbollisti 41-vjeç rrëzohet keq në përpjekje për të kapur Sançon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2021 | 22:05

VIDEO/ Rekordmen në kombëtare dhe si kundërshtar i Teutës, futbollisti 41-vjeç rrëzohet keq në përpjekje për të kapur Sançon

Qendërmbrojtësi i Andorrës, Ildefons Lima është futbollisti më i vjetër që aktivizohet në kualifikueset e Botërorit duke thyer një rekord më vete.

ra keq

41-vjeçari u bë protagonist mbrëmjen e djeshme ndaj Anglisë gjatë një dyluftimi i yllin Zhadon Sanço. Lima në përpjekje për të markuar Sançon, u rrëzua keq duke u dëmtuar.

I futur në fushë në minutën e 31-të, Lima u zëvendësua sërish në minutën e 63-të pas dëmtimit të pësuar. Në pamjet e publikuara nga ‘’Daily Mail’’. 41-vjeçari rrëzohet keq duke  pësuar një dëmtim në kofshë që mund t’i mbyllë karrierën.

rrezim keq

Ildefons Lima aktualisht është pjesë e skuadrës nga Andorra, Inter D’Escaldes teksa u ndesh me Teutën vetëm pak muaj më parë për turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës me durrsakët që kualifikoheshin më tej me rezultat të përgjithshëm 3-2. Lima u bë futbollisti më i vjetër që përfaqësonte skuadrën e tij në një turne europian pikërisht në sfidën ndaj ”djemve të detit”.

41-vjeçari mban rekordin si lojtari më me shumë prezenca në kombëtaren e tij plot 133 qëkur bëri debutimin në 22 qershor 1997 deri më 9 tetor 2021, pra 24 vjet e 109 ditë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"